Me rastin e ndërrimit të motmoteve Ministrja e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli vizitoi KOSTT
Me rastin e ndërrimit te motmoteve Ministrja e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli, vizitoi punonjësit kujdestarë të Qendrës Nacionale Dispeqerike të KOSTT sh.a, të cilët ndodhen në krye të detyrës, ku u prit nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Jeton Mehmeti dhe menaxhmenti i lartë i KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Evetar Zeqiri.
Ministrja Rizvanolli falenderoi stafin që kujdestarojnë në natën e ndërrimit të motmoteve, duke i përgëzuar për angazhimin e tyre për sigurinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke theksuar “Ju përgëzoj për punën tuaj, për gjithë angazhimin dhe jo vetëm në natën e ndërrimit të motmoteve që kërkon angazhim shtesë, por edhe për punën dhe profesionalizmin që keni treguar gjatë gjithë vitit, urime Viti i Ri 2023’’
Me këtë rast Kryesuesi i Bordit z. Mehmeti duke i falenderuar institucionet shtetërore të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj KOSTT, theksoi: "Në emër të Bordit të Drejtorëve, duke ju uruar një Vit të Ri të mbarë dhe të suksesshëm, vlenë të përmendet që përkundër sfidave, KOSTT ka vazhduar rrugëtimin drejt sukseseve edhe në vitin 2022 për sa i përket arritjes së synimeve të saj. Mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe Ju urojmë një Vit të Ri të lumtur me plot shëndet dhe begati”.
Ndërkaq Kryeshefi Ekzekutiv z. Zeqiri, gjatë kësaj vizite u shpreh: ‘’U jam shumë falënderues për përkrahjen tuaj për KOSTT, të gjithë së bashku jemi krenar me të arriturat e KOSTT deri më tani dhe jam i bindur që të gjithë bashkërisht jemi të vendosur për të punuar me përkushtim për të ardhmen prosperuese të KOSTT dhe të sektorit të energjisë në Kosovë’’.
Urojmë të gjithë qytetarëve festim të mbarë në natën e ndërrimit të motmoteve!