Punime të domosdoshme në Nënstacionin 110/10kV Deçan
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 5 Janar 2023 (E Enjte) nga ora 13:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyçja e daljeve 10kV të kyçura në zbarrën 1, në NS 110/10kV Deçan. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar kyçjen e transformatorit energjetik TR1 (20 MV), konfigurimin dhe ngritjen e gatishmërisë së rrjetit në nënstacionin në fjalë për menaxhimin e ngarkesës.
Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/10kV Deçani, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 10MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
Boo