Ftesë Publike për takimin “Sesion Informues Para-tenderimit”
Ftohen kompanitë Projektuese Inxhinierike Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Projektimit për të marrur pjesë në sesionin informues për projektet “Përgatitja e Dokumentacionit Ndërtimor Projektues”
Kompania: Operatori Sistemit Transmisionit e Tregut - KOSTT
Vendi : KOSTT, rr. Isa Boletini 39, 10000 Prishtinë
Data e takimit : 09.02.2023 në ora 10,00
Përshkrim:
Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut - KOSTT është në process të përgaditjes së një tenderi për ofrimin e shërbimeve për përgaditjen e “Dokumentacionin ndërtimor projektues” (Ndërtimore, arkitektonik, elektrik, mekanik, etj.) për nënstacionin e ri 220/35/10(20) kV Malishevë, Shunt Reaktor 100MVar, dhe Rehabilitimi i NS. Vushtrri, konform kërkesave që dalin nga ligjet rregullative dhe Ligjit për Ndërtim Nr. 04/L – 110, (me plotësimet, udhëzimet administrative përkatëse), Ligjit për prokurim dhe Ligji për Planifikim Hapësinor, etj, në Kosovë.
Duke pasur parasysh kompleksitetin e këtij tenderi, KOSTT para tenderimit, fton të gjithë kompanitë që ofrojnë shërbime të projektimit t'i bashkohen kësaj ftese ku do te prezantohen projektet në fjalë.
Qëllimi
Qëllimi i sesionit informues para tenderimit është që të informohet tregu me qëllim të krijimit të një konkurrence sa më të lartë për projektet në fjalë, si dhe analizimi i gjendjes së tregut për projektet në mënyrë që të inicimi i aktivitetit prokurues të jetë sa më i kompletuar.
Duke e pasur parasysh se për përgaditjen e “Dokumentacionit Ndërtimor projektues” duhet te jetë një kompani me experience në këtë fushë, atëherë KOSTT fton në takim parapregaditor të gjitha kompanitë e aftësuara për përgaditjen e komplete të dokumentacionit Ndërtimor, Arkitektonik dhe Elektrik për projektet e mëposhtme:
1. NS 220/35/10(20) kV Malisheva me linjën transmetuese 220kV;
2. 100 MVar Shunt Reaktori Variabil dhe
3. Rehabilitimi i NS 110/10(20) kV NS. Vushtrri.
2. Objektivi
Projekti ka si objektiv kryesor përgaditjen e Dokumentacionit Ndërtimor Projektues, për KOSTT (Autoriteti Kontraktues) për dizajnin Konceptual/ideor, Vlerësimi i ndikimit mjedisor, Projektin Kryesor, si dhe të gjitha dokumentacionet tjera sipas ligjit, për projektet e lartëshënuara me qëllim të ndërtimit të suksesshëm të nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV Malisheva, instalimit të Shunt reaktorit reverzibil 110MVAr në anën 400kV dhe Rehabilitimit të NS 110/10(20)kV Vushtrri 1, sipas IEC standardev, Kodit te rrjetit; Kodit të pajisjeve elektrike dhe ligjeve rregullative dhe ligjit për ndërtim (Ligji për Ndërtim Nr. 04/L – 110 kV, me plotësimet, udhëzimet administrative përkatëse, Ligji i prokurimit, Ligji për Planifikim Hapësinor, etj ) në Kosovë të cilat janë në fuqi.
Kontraktori përgadit dokumentacionin ndërtimor projektues dhe bashkë me Autoritetin Kontraktues aplikojnë për marrjen e kushteve ndërtimore dhe Lejes Ndërtimore.Kontraktori përkrah Autoritetin kontraktues deri në marrjen e Lejes ndërtimore .
Të gjithtë të interesuarit ftohet që fillimisht të konfirmojnë pjesëmarrjen në sesion, në emailin info@kostt.com.
Vëmendje:
Më anë të kesaj ftese, KOSTT paralajmëron të interesuarit, që nuk bartë asnji lloj obligimi ligjor apo financiar të mbulimit të shpenzimeve si për pjesëmarrje apo ashtu edhe çdo gjë tjetër relevante me këto projekte.