Furnizimi me energji elektrike në NS Ferizaj 1
Njoftohen qytetarët, që si pasojë e rritjes së konsumit dhe mbingarkesës në tranformatorët energjetik TR1 (110kV/35kV) dhe TR2 (110kV/35kV) në NS Ferizaj 1, sot me 06 Shkurt 2023 nga ora 11:30, si masë preventive për të eliminuar rënien e tranformatorëve në fjalë, KOSTT ka kërkuar redukimin e ngarkesës në anën 35kV, deri në një njoftim të ardhshëm (reduktimi I parashikuar 5MW).
Në mënyrë që furnizimi të jetë i pandërprerë, kërkojmë nga qytetarët shfrytëzim racional të energjisë elektrike
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike, për të siguruar furnizim të mëtutjeshëm të qëndrueshëm dhe stabil.