Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim delegacionin International Finance Corporation- IFC
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Evetar Zeqiri me bashkëpunëtorë, pritën sot në takim delegacionin e International Finance Corporation-IFC Kosovë, në krye me z. Visar Perani Udhëheqës i Zyrës për Kosovë , z. Boris Janjalija Zyrtar për Qeverisje Korporative si dhe znj. Arbnora Jashanica Konsulente për Qeverisje Korporative, me ç’rast u diskutua rreth avansimit të qeverisjes korporative brenda ndërmarrjes.
Një kornizë e mirë e qeverisjes korporative siguron që një kompani të ketë një sistem efektiv të funksionimit të udhëheqjes, dhe se është e qartë se qeverisja e mirë korporative rrit performansën, si dhe vlerën për aksionarin, dhe mbi bazën e kësaj Kryeshefi Ekzekutiv Z. Zeqiri i njoftoj të pranishmit rreth procedurave të qeverisjes korporative në KOSTT të cilat janë në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Me këtë rast, duke e falënderuar delegacionin për interesimin e tyre, z. Zeqiri u shpreh i gatshëm në përforcimin e partneritetit në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm të Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës.