Kryesuesi i Bordit të KOSTT dhe Kryeshefi Ekzekutiv pritën në takim përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA në Kosovë


2/23/2023

Në korniza të bashkëpunimit dhe partneritetit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT z. Jeton Mehmeti dhe menaxhmenti i lartë i  KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Evetar Zeqiri, pritën në takim përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, z.David D.R. Seckinger Udhëheqës i njësisë ekonomike dhe znj.Kelly Dodge Zyrtare Ekonomike.

Në kuadër të takimit u diskutuar rreth funksionimit të përgjithshëm të Sistemit të Transmetimit të Kosovës si zonë rregulluese e pavarur në kuadër të Bllokut të sistemeve energjetike Shqipëri-Kosovë si dhe angazhimet e KOSTT në operimin e Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët e vendit.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin ndër vite, u theksua përkushtimi i KOSTT për zhvillimin dhe fuqizimin e më tutjeshëm të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbështetja e vazhdueshme në procese të rëndësishme për KOSTT, mbetet e rëndësisë së veçantë për përparimin e sektorit.