Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin 110 kV LP126/5 që lidhë NS Deçan me NS Peja 2


2/27/2023

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të bëhet shkyçja e largpërçuesit 110 kV LP 126/5 që lidhë NS 110/10 kV Peja 2 me NS 110/10(20) kV Deçan. Shkyçja është e domosdoshme për të evituar një lidhje të shkurtër që është paraqitur në largpërçuesin LP 126/2, pasi që këto dy linja kalojnë në shtylla të përbashkëta.

Gjatë kësaj kohe, nga ora 12:00 deri në 14:00, qytetarët/institucionet që furnizohen nga nënstacioni 110/10 kV Peja 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (reduktimi I parashikuar 27MW).

Ky intervenim realizohet me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës