Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT pjesë e Konferencës “Sfidat e Energjisë drejt Tranzicionit dhe Qëndrueshmërisë


3/10/2023

Nën organizim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Foreign Investors Association of Albania – FIAA dhe EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region (EUSAIR), në Tiranë u mbajt Konferenca “Sfidat e Energjisë drejt Tranzicionit dhe Qëndrueshmërisë” ku u diskutua rreth diversifikimit të gjenerimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe përspektiva e tregut rajonal në funksion të tranzicionit dhe qendrueshmërisë në sektorin e energjisë, të nxitura nga iniciativat e shumta Evropiane. 

Pjesë e diskutimit në panelin me temë “Modeli i Tregut të Energjisë, Operatorët dhe Pjesëmarrësit” ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri, me ç’rast foli për sfidat me të cilat është ballafaquar Operatori i Sistemit dhe Transmetimit të Kosovës si rezulat i krizës energjetike, duke i vënë në pah sfidat e sektorit energjetik, nevojën për investime në transmision për të përkrahur objektivat e strategjisë së energjisë të aprovuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës. 

Përkundër sfidave unike me të cilat KOSTT është ballafaquar viteve të fundit, megjithatë, KOSTT ka vazhduar të përmbush misonin e tij duke luajtur rol të rëndësishëm në stabilitetin e rrjetit të brendshëm energjetik. Ai gjithashtu foli për iniciativën mbi krijimin e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri, integrimin e tregjeve të energjisë, transferin e të drejtave për organizimin e tregut një ditë para dhe tregut ndër-ditor nga KOSTT tek ALPEX duke theksuar që krijimi i Tregut të përbashkët Kosovë - Shqipëri është një hap tutje shumë i rëndësishëm drejt integrimit në tregun pan-evropian në harmoni me objektivat e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë si dhe iniciativës WB6 (Western Balkan 6 Initiative). 

Në fund z. Zeqiri u zotua se KOSTT do të vazhdoj të jetë në përkrahje të të gjithë investitorëve që ndërlidhen me BRE-të, përkundër kërkesave tejet të mëdha për kyçje në rrjet, kështu duke dhënë përgjigjet në afatet më të shkurta kohore në kërkesat për kyçje në rrjetin e transmetimit dhe të jemi atraktiv për të gjithë investitorët që të mos krijohen pengesa në realizimin e investimeve të reja.