Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim Shefin e Zyrës për Kosovë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim


3/20/2023

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri me bashkëpunëtor priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë z.Sergiy Masclichenko, Drejtorin Regjional për Energji, z. Fransesco Corbo dhe z. Bekim Muharremi.

Mundësitë e rritjes së bashkëpunimit për mbështetjen e mëtutjeshme të KOSTT në realizimin e projekteve të planifikuara në kuadër të Planit Investiv dhe rritja e fleksibilitetit të sistemit dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për integrimin e Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës ishin temë kryesore e këtij takimi.

Falënderojmë Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim për mbështetjen e projekteve të deritanishme të cilat kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve transmetuese dhe sigurisë së furnizimit të besueshëm të energjisë elektrike në Kosovë.