U mbajt ceremonia e hapjes së ankandit të parë të tregut të energjisë një ditë para të Bursës Shqiptare të energjisë për zonen e ofertimit të Shqipërisë
U mbajt ceremonia e hapjes së ankandit të parë të tregut të energjisë një ditë para të Bursës Shqiptare të energjisë ALPEX për zonen e ofertimit të Shqipërisë ku morën pjesë figura të larta shtetërore dhe të institucioneve relevante të sektorit të energjisë elektrike nga Kosova dhe Shqipëria, dhe u lansua edhe një nga projektet më madhore në drejtim të bashkimit të tregjeve të energjisë Kosovë-Shqipëri.
Në këto momente të rendësishme jo vetëm për sektorin e energjisë por edhe për të dyja shtetet, në cilësinë e aksionarit të ALPEX, menaxhmenti i lartë i KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit te Drejtorëve, falenderojnë Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë për përpjekjet dhe mbështetjen e vazhdueshme për jetësimin e këtij projekti.
Operimi tregut të energjisë elektrike në kuadër të zonës së ofertimit të Kosovës pritet të realizohet në muajt në vijim si një hap i rëndësishëm në përmbushjen e objektivatve për zhvillimin e nje tregu të energjisë e cila siguron transparencë dhe konkurencë në tregun e energjisë.