Intervenim i domosdoshëm në transformatorin energjetik T1 në NS 110/10kV Klinë


4/25/2023

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot nga ora 12:00 deri në orën 13:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 110/10kV në Nënstacionin 110/10kV Klinë.  Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm për eliminimin e problemit të paraqitur në ndërprerësin e transformatorit në fjalë.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik T1 110/10kV në NS 110/10kV Klinë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (reduktimi I parashikuar 13MW).

Ky intervenim realizohet me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.