Kryeshefi Ekzekutiv priti në takim ekipin për energji të Bankës Botërore


5/3/2023

Për të diskutuar axhendën e tranzicionit të drejtë dhe zhvillimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme në Kosovë, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri me bashkëpunëtor priti sot në takim ekipën për energji të Bankës Botërore të kryesuar nga z. Rhedon Begolli, znj. Katharina Gassner dhe znj. Zuzana Dobrotkova.

Integrimi i burimeve të renovueshme të energjisë në rrjetin transmetues, transpozimi i rregulloreve teknike të pakos se re të energjisë elektrike, si dhe integrimi në tregun rajonal të energjisë elektrike ishin ndër temat e diskutuara. Ekipi i Bankës Botërore shprehi gatishmëri të bashkëpunoj dhe mbështes KOSTT në projektet dhe iniciativat me interes të përbashkët.

Tranzicioni i energjisë është sfidë e sektorit dhe kërkon ndryshime të mëdha duke filluar nga reduktimi prodhimit të energjisë nga lëndët fosile, drejt energjisë së gjelbër, ndërsa KOSTT mbetet e përkushtuar në përmbushjen e kësaj objektive.