KOSTT mirëpret në vizitë një grup të studentëve të fushës së energjisë


5/5/2023

Në kuadër të bashkëpunimit tashmë shumë vjeçar me KOSTT, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë pranë UBT, realizuan vizitë studimore në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, ku u njoftuan për së afërmi me funksionimin e nënstacionit si dhe stabilimenteve të nivelit të tensionit të lartë.

Tërheqja e gjeneratës së re të studentëve të energjisë është jetike për të ardhmen e sektorit të energjisë në vend. KOSTT vazhdimisht inkurajon dhe krijon mundësi për studentët e rinjë për të fituar përvojë të punës përmes praktikave, programeve të trajnimit me qëllim të ngritjes së interesit në fushën e energjisë.

KOSTT mbetet i përkushtuar të jetë ndërmarrje shembull që promovon diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe inkurajon studentët nga të gjitha shtresat për të ndjekur karrierën e tyre në sektorin e energjisë.

 Urojmë suksese të vazhdueshme për këta studentë!