Remont i planifikuar vjetor në NS 220/35/10kV Besianë
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar realizimin e remontit të planifikuar vjetor në Nënstacionin 220/35/10 kV Besianë, me datë 15 Maj 2023 (E Hëne), nga ora 09:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 220/35/10kV në nënstacionin në fjalë.
Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR1 ana 35kV, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 5.5 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.