Furnizimi me energji elektrike në NS 220/35/10kV Besianë


5/15/2023

Njoftohen qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 220/35/10kV Besianë ana 35kV, që pas përfundimit të remontit të planifikuar, gjatë kthimit në punë të transformatorit energjetik TR1 në nënstacionin në fjalë, është paraqitur një problem në ndërprerësin e fuqisë në anën 35kV, dhe si rezultat një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky ndërprerës (ana 35kV) mbeten pa furnizim me energji elektrike deri në eliminimin e këtij problemi.

Ekipet e KOSTT po punojnë intensivisht në kthimin e furnizimit të energjisë elektrike.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.