U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të KOSTT sh.a Kosovë dhe ELES d.o.o Slloveni


5/20/2023

Në korniza të bashkëpunimit ndër-institucional dhe në kuadër të vizitës në Operatorin e Sistemit dhe Transmisionit Slloven-ELES d.o.o, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a z.Evetar Zeqiri dhe Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i ELES d.o.o z. Jurij Klancnik nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim në mes të dy kompanive respektive, e cila ka për qëllim shkëmbimin e njohurive dhe promovimin e iniciativave të përbashkëta në fusha të ndryshme që lidhen me qeverisjen korporative, funksionimin e rrjetit, planifikimin, integrimin e tregut, dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Delegacioni i KOSTT patën takime dhe prezantime nga drejtorët kyç si z. Jurij Klancnik, Drejtor i Divizionit për Operim të Sistemit të Transmisionit, z. Venceslav Perko, Zyrtar Kryesor i Teknologjisë, z. Vid Pahor, Udhëheqës i Auditimit të Brendshëm, z. Uroš Salobir, Drejtor i Departamentit për Inovacione Srategjike, dhe z. Frank Amand, Zyrtar Kryesor i Teknologjisë së Operato, kompani në pronësi të ELES d.o.o. Gjatë këtyre takimeve, delegacioni u njoftuan nga afër rreth projekteve inovative të cilat ELES ka zhvilluar dhe është duke zhvilluar në fushën e transmisionit, teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike.

Përveç kësaj, delegacioni i KOSTT vizitoni edhe Qendrën për Diagnostifikime dhe Analiza në kuadër të ELES, ku u pritën nga z. Uroš Kerin i cili prezantoi misionin dhe të arriturat e kësaj qendre në menaxhim të të dhënave, inteligjencës artificiale, analizave të avancuara, dhe menaxhimin modern të aseteve.

Po ashtu ekipi vizituan edhe Bursën Sllovene të Energjisë (BSP Energy Exchange Ljubljana) ku u priten nga Drejtori Gjeneral z. Anže Predovnik, i cili i njoftoi për së afërmi me përvojat e bursës Sllovene të Energjisë, përvojat në funksionimin e tregut brenda ditor të energjisë, njëkohësisht duke ofruar gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin institucional drejtë bashkimit të tregjeve të energjisë në një treg të përbashkët evropian.

Me këtë rast z. Zeqiri u shpreh ‘’Ne besojmë se kjo përvojë do të na sigurojë njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të përmirësuar më tej operimet tona dhe për të forcuar partneritetin tonë ndërshtetëror, për të cilën dëshiroj të falënderoj z. Mervar dhe ekipin e tij për mikpritjen e ngrohtë si dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të cilat janë për tu vlerësuar lartë. Vështrimet dhe përvojat e vlerave të ndara nga ekipi juaj do të na shërbejnë për të kuptuar edhe më tej sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet sektori jonë’’