Intervenim i domosdoshëm në NS 220/35/10kV Besianë


5/22/2023

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm në Nënstacionin 220/35/10kV Besianë, me datë 24 Maj 2023 (E Mërkurë), nga ora 08:00 deri në 18:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik 220/35/10kV TR1 (31.5 MVA) në nënstacionin në fjalë. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar ndërrimin e kabllove nga transformatori në kthinën transformatorike, riparimi i ndërprerësit 35kV si dhe adaptimet tjera të nevojshme.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori  energjetik TR1 ana 35kV, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 6 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.