Gatishmëria e rrjetit transmetues të KOSTT po mundëson akomodimin e kapaciteteve të reja të burimeve të ripërtëritshme


5/25/2023

Nën organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) u mbajt sot Konferenca e Para-Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, ku u diskutuan roli dhe rëndësia e diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë si dhe kapaciteteve të reja të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, të cilat janë të kyçura apo pritet të kyçen në rrjetin e transmisionit.

Edhe pse ky është ankandi i parë i burimeve të ripërtëritshme dhe shënon një fazë të re për sektorin e energjisë në Kosovë, KOSTT tashmë ka instaluar 279 MW të gjenerimit të ripërtëritshëm në territorin e Republikës së Kosovës, e cila i ka dhënë përvojën në procesin e kyçjes së kapaciteteve të reja të ripërtëritshme, si dhe ndikimin e gjenerimit të ndryshueshëm të burimeve të ripërtëritshme në funksionimin e sistemit.

KOSTT do të shërbej si një akter tejet i rëndësishëm në zhvillimin e projekteve të ngjashme, e në veçanti KOSTT do të mbështes këtë projekt duke:

??Bërë analizën teknike preliminare, dhe atë finale pas përfundimit të projektit që paraqet zgjidhjen teknike për kyçjen e 100MW;

??Hartuar Marrëveshjen e Kyçjes që do të nënshkruaj me zhvilluesin;

??Udhëheq procesin e kyçjes fizike, koordinimin dhe menaxhimin e aspektit teknik të projektit duke siguruar pajtueshmëri me rregulloret përkatëse dhe kodet e rrjetit;

??Hartuar Marrëveshjen për Blerjen e Energjisë dhe do të shërbej si blerës i energjisë së prodhuar nga ofertuesi i suksesshëm (off-taker) për një periudhë 15 vjeçare; dhe

??Do të monitorojë dhe përcjell nga afër performancën dhe sjellën në kohë reale.

Gjatë diskutimeve në Panelin për Zbatimin e Ankandit Solar krahas akterëve tjerë të sektorit, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri po ashtu i njoftoi të pranishmit rreth investimeve të vazhdueshme të cilat pritet të realizohen nga KOSTT në ngritjen e kapaciteteve transmetuese si dhe modernizimin e rrjetit, zhvillimeve në sektorin e energjisë që do të krijojnë një ambijent më të favorshëm për BRE-të, qasje e cila do të mundëson krijimin e një sistemi energjetik më të qëndrueshëm në funksion të tranzicionit energjetik. ‘’KOSTT do të vazhdoj të jetë në përkrahje të të gjithë investitorëve që ndërlidhen me BRE-të, përkundër kërkesave tejet të mëdha për kyçje në rrjet, kështu duke dhënë përgjigjet në afatet më të shkurta kohore në kërkesat për kyçje në rrjetin e transmetimit dhe të jemi atraktiv për të gjithë investitorët që të mos krijohen pengesa në realizimin e investimeve të reja’’ theksoi z. Zeqiri.