Shkaktohet defekt në transformatorin energjetik TR1 në NS 220/35/10kV Besianë


5/26/2023

Njoftohen qytetarët/institucionet të cilët furnizohen nga NS 220/35/10kV Besianë, që sot në orën 18:27, për shkak të mbingarkesës mbirrymore është paraqitur një defekt në transformatorin energjetik TR1 dhe si rezultat ka shkaktuar rënien e saj, me ç’rast një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike.

Pas intervenimeve të nevojshme të gjithë qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR1 në NS Besianë, tashmë janë furnizuar me energji elektrike që nga ora 19:30.

Ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT sh.a kanë dalë në terren dhe janë duke u ndërmarrë masat për eliminimin e problemit të paraqitur si dhe rikthimin TR1 në punë në kohën sa më të shkurtër.