KOSTT kompani publike lidere në promovim të praktikave më të mira të Përgjegësisë Shoqërore Korporative


6/1/2023

Nëpërmjet përpjekjeve tona të vazhdueshme për të promovuar praktikat më të mira të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri dhe Drejtoresha Gjenerale e SOS Fshatrave në Kosovë znj. Nezahate Salihu, nënshkruan Marrëveshjen për Donacion përmes së cilës KOSTT dhuroi 400 orë pune në vlerë prej 5 eurove, në kuadër të kampanjës ‘’Dhuro 1 orë pune, për 1 Qershor’’ e cila do të mundësoj sado pak mbështetjen e programeve të tyre thelbësore dhe njëherësh jemi kontribuuesi më i madh i kësaj fushate

‘’Synimi ynë është që në të ardhmën të zhvillojmë nisma të qëndrueshme që adresojnë nevojat specifike të këtyre fëmijëve të cilat kontribuojnë në mirëqenien e tyre të nxisim një partneritet afatgjatë që shkon përtej kontributeve financiare, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme, mundësi vullnetare, programe arsimore dhe resurse të tjera që përputhen me kërkesat e këtij institucioni’’ u shpreh z. Zeqiri me këtë rast.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është një ditë për të reflektuar mbi të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve në mbarë botën, dhe ne në KOSTT jemi krenar që me angazhimet tona në iniciativat e tilla duke implementuar parimet më të mira të përgjegjësisë shoqërore korporative, të cilat janë të rrënjosura në mënyrën tonë të të bërit biznes të qendrueshëm, njëkohësisht po kontibuojmë në një të ardhme më të mirë për shoqërinë tonë.