Fëmijët e punonjësve të kompanisë sonë vizitojnë KOSTT
Në këtë ditë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u kujdesëm gjithashtu që fëmijët e punonjësve të #KOSTT të vizitojnë vendin e punës së prindërve të tyre, ku përmes prezantimeve atraktive dhe aktiviteteve të ndryshme i njoftuam ata më për së afërmi me profesionet dhe funksionimin e KOSTT, në përpjekje për ta bërë këtë vizitë sa më interesante dhe një eksperiencë të paharrueshme për ta.
Entuziazmi dhe kurioziteti i këtyre vogëlushëve ishin për tu admiruar. Duke krijuar një ambient të këndshëm për ta, u munduam që të promovojmë edukimin dhe zhvillimin në karriere në mënyrë që ata të mund të bëhen forca e ardhshme e vendit tonë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë.
Fëmijët janë burim frymëzimi dhe ardhmëria e shoqërisë sonë, dhe duke punuar bashkërisht ne mund t’u sigurojmë atyre mundësi të barabarta dhe njohuri të mjaftueshme për të përmbushur potencialin e tyre.
Qoftë fytyra juaj e buzëqeshur çdo ditë!
Gëzuar Dita juaj!