Furnizimi me energji elektrike nga NS 110/10kV Peja 2


6/2/2023

Njoftohen qytetarët të cilët furnizohen nga Nënstacioni 110/10kV Peja 2, që për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga shiu i madh në rajonin e Pejës, për çështje sigurie dhe për të evituar dëmet e mundshme të stabilimenteve në nënstacion nga uji, KOSTT është detyruar të bëj shkyçjen emergjente të transformatorëve energjetik TR 1 dhe TR 2 në nënstacionin në fjalë.

Ekipet relevante të KOSTT janë në teren për të bërë vlerësimin e situatës, në mënyrë që të mund të rikyçen transformatorët energjetik dhe rikthehet furnizimi me energji elektrike i qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar deri në stabilizim të situatës