KOSTT shënoi Ditën Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri


6/23/2023

Me synim të përkrahjes dhe fuqizimit të mëtutjeshëm të punonjëseve të kompanisë sonë si dhe për të vlerësuar lartë kontributin dhe rolin e gruas në sektor të energjisë edhe këtë vit po i bashkohemi iniciativës ndërkombëtare International Women in Engineering Day/Dita Ndërkombëtare e Grave në Inxhinieri #INWED, e cila po shënon 10 vjetorin e fillimit të kësaj iniciative globale.

Në përpjekjet tona për të qenë kompani atraktive për të inkurajuar gratë të jenë pjesë e #KOSTT dhe në përmbushje të objektivave të Strategjisë Kombëtarë të Energjisë?? e cila parasheh ngritjen e numrit të grave të punësuara në sektorin e energjisë nga 9% në 25 %, në bashkëpunim edhe me parterët tanë ndërkombëtar KOSTT do të kontribuoj edhe më tutje në zvogëlimin e hendekut të të punësuarve në sektor të energjisë.

Sot ne shënuam këtë ditë të veçantë me punonjëset e nderuara të KOSTT, ku rikujtuam edhe njëherë angazhimin e tyre ndër vite për të thyer barrierat në mbrojtje të mundësive të barabarta në sektor. Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri u shpreh ‘’Sot, ne po nderojmë të gjitha gratë në inxhinieri që kanë hapur rrugën për brezat e ardhshme, duke sfiduar pritshmëritë e shoqërisë. Gratë inxhiniere janë pjesë e pandarë e sukseseve të kompanisë sonë, andaj le të shërbej kjo ditë si një testament për arritjet tuaja dhe frymëzim për gjeneratat e reja që do të ndjekin gjurmët tuaja’’

Urime Dita Ndërkombëtare e Grave në Inxhinieri!