Fryma e re dhe kreativitetit në sektorin e energjisë u diskutua sot me delegacionin e programit Kompakt të MCC


6/14/2023

Për të avansuar edhe më tutje sektorin e energjisë në vend, përmes praktikave ndërkombëtare të drejta dhe të barabarta, Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT z. Evetar Zeqiri me bashkëpunëtor, priti sot në takim ekipin ndërkombëtar nga Millenium Challenge Corporation-#MCC dhe të Projektit JETA (Just and Equitable Transition Acceleration Project) i programit Kompakt me MCC, në përbërje të Znj. Jozefina Cutura - Përfshirja Gjinore dhe Sociale MCC, z. Koby Amponsah - Monitorim dhe Vlerësim MCC, z. Mitzi Hanold - Zhvillim i Kapitalit Njerëzor MCC, z.Andreas Meyn - Konsulent për Fuqi Punëtore, z. Janna Fortmann - Lidere e Ekipit të TetraTech (Aktiviteti i Përfshirjes Gjinore - Projekti JETA) dhe z.Gramos Buçinca - Projekti JETA.

Ringjallja e fuqisë punëtore në sektor dhe kombinimi??????? i përvojës së profesionistëve shumëvjeçar me energjinë dhe vizionin e freskët dhe ideve të reja të profesionistëve të rinj krijon një forcë punëtore të ekuilibruar?? për të adresuar sfidat dhe zhvillimin e një sektori energjetik të qëndrueshëm?? dhe të avancuar në aspekte të ndryshme dhe në këtë frymë KOSTT e njoftoj delegacion e MCC që është në proces të krijimit të një asociacioni që fokusohet në mbështetjen dhe fuqizimin e profesionistëve të rinj në fushën e inxhinierisë elektrike i cili synon të sigurojë një platformë për rrjetëzim, zhvillim profesional dhe shkëmbim njohurish midis inxhinierëve të rinj.

Delegacioni gjithashtu u njoftua me përkushtimin e KOSTT për të arritur dhe promovuar barazi gjinore brenda kompanisë sonë me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes profesionale të grave në rolet udhëheqëse dhe vendimmarrëse dhe në përpjekje të krijimit të një fuqie punëtore më të balancuar në aspektin gjinori përmes projekteve të ndryshme të implementimit të barazisë gjinore.

Me këtë rast z. Zeqiri shprehu falënderimin e tij për kontributin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes MCC dhe programeve tjera në zhvillimin dhe modernizimin e Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.????????