Në kuadër të pjesëmarrjes në Forum të Komunitetit të Energjisë në Athinë, u realizuan vizita në IPTO S.A dhe Grid Telecom
Në kuadër të pjesëmarrjes në Forum të Komunitetit të Energjisë, e realizuar në Athinë me datë 7 dhe 8 Qershor 2023, delegacioni i #KOSTT, kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri, gjithashtu realizuan vizitë në Operatorin e Pavarur të Transmisionit të Energjisë së Greqisë- #IPTO SA ku u pritën nga menaxhmenti i lartë në krye me z. Konstantinos Agathakis, Zyrtar Kryesor i Divizionit për Zhvillim dhe Transformim Digjital, z.Nikos Raftopoulos, Drejtor i Departamentit për IT dhe Telekom si dhe z.Haris Kotsokolos Drejtor Financiar me bashkëpunëtor nga #GridTelekom.
Gjatë takimit, u trajtuan një mori e temave të rëndësishme me theks të veçantë në ato të qeverisjes korporative si dhe u diskutuan projektet e ndryshme të zhvillimit të rrjetit transmetues në perspektivë rajonale, duke identifikuar sfidat dhe duke eksploruar zgjidhje për optimizimin e infrastrukturës së rrjetit. Gjithashtu delegacioni u njoftuan edhe me angazhimet e kompanisë në zhvillimet e fundit në sektorin e telekomit, për të qëndruar në hap me zhvillimet e industrisë si dhe rolit dhe përgjegjësive të operimit të tregjeve, në përpjekje të përmirësimit të tregtimit të energjisë elektrike në funksion të zhvillimit të tregut evropian të energjisë.
Në takim pjesëmarrës ishin edhe Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Jeton Mehmeti, Anëtarja e Bordit znj. Ajrina Gashi-Hamdiu dhe znj. Dafina Morina Asistente Ekzekutive e KShE.
KOSTT mbetet e përkushtuar në shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunim rajonal dhe më gjerë në adresimin e sfidave të sektorit si dhe kërkimin e zgjidhjeve inovative të infrastrukturës kritike, në funksion të tranzicionit të drejtë të energjisë.