Furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Podujeva
Njoftohen qytetarët e rajonit të Podujevës që për shkak të një defekti të paraqitur në largpërçuesin LP 205/1 që lidhë NS Kosova B me NS Podujevën (Gllamnik), nga ora 16:55 një pjesë e qytetarëve që furnizohen me energji elektrike nga NS Podujeva aktualisht janë pa energji elektrike.
Ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT gjenden në terren dhe janë duke punuar intensivisht në evitimin e problemit në mënyrë që të rikthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të afektuar