Njoftim publik për konsultime në procedurën e fazës së I-rë për Kushtet Ndërtimore
Në bazë të Nenit 12 paragrafi 2 dhe 3 të Udhëzimit Administrative Nr.01/2019 për lëshimin e Kushteve Ndërtimore për projektet e kategorisë së III.
Në lidhje me kërkesën paraprake për kushtet ndërtimore për projektin “Linja ajrore dhe kabllore 2x110 kV për kyçje të Nënstacionit 110/35/10 (20) kV, Kastriot-Ferizaj”
Nr. prot: 3230/23 të datës 15.06.2023, zyrtari përgjegjës i nënshkruar më poshtë informon publikun për hapjen e procedurës së konsultimeve për projektin e propozuar dhe fton publikun të dorëzojnë komentet dhe pyetjet e tyre, brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga data e këtij publikimi.
Komentet dhe pyetjet mund të dorëzohen në:
Posta rekomande:
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit
Divizioni i Planifikimit Hapësinorë
Ndërtesa e Rilindjes
Kati i 14, zyra nr.1417, 10000 Prishtinë
Projekti mund të shkarkohet nga linku I mëposhtëm:
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni:
Departamentin e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit
Telefon: + 381 38 200 32 222