Punime të domosdoshme në NS Prizreni 3 110/10 kV
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 17 korrik 2023 (E Hënë) nga ora 10:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e fushes lidhese 10kV NS Prizreni 3 110/10kV.
Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/10kV Prizreni 3, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 13MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.