Punime të planifikuara në transformatorin e energjetik TR2 në Nënstacionin Peja 1


7/28/2023

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 31 Korrik 2023(E Hëne), nga ora 10:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 në Nënstacionin 110/35/10kV Peja 1, për të mundësuar realizimin e punimeve në ndërprerësin 10kV.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen  nga transformatori energjetik TR2 ana 10kV në NS 110/35/10kV Peja 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 7 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.