Në vazhdimësi të bashkëpunimit ndërinstitucional, KOSTT priti në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë


8/2/2023

Sot kishim kënaqësinë që në vazhdimësi të bashkëpunimit ndërinstitucional, të mirëpresim në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë (FMN) të udhëhequr nga z. Mark A. Horton zv. Drejtor për Departamentin Evropian dhe z. Gabriel Di Bella Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën dhe ekipin e tyre, ku u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri dhe Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Jeton Mehmeti.

Zhvillimet kryesore në sektorin e energjisë në vend dhe në KOSTT, ishin temat kyçe të diskutuara gjatë këtij takimi. Një ndër çështjet thelbësore të diskutuara, ishte statusi aktual i fillimit të operimit të tregut të energjisë elektrike në zonën e ofertimit në Kosovë për tregun një ditë para dhe bashkimit të tregjeve në kuadër të Bursës Shqiptare të Energjisë ALPEX.  

Ndër temat e tjera të diskutuara ishin edhe temat me interes të përbashkët si implikimet e mos ratifikimit të marrëveshjes ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës të kredisë me partnerët zhvillimor, statusi i marrëveshjes komerciale ndërmjet Elektroserver dhe KEDS dhe mardhëniet ndërmjet ENTSO-E dhe KOSTT.

Në fund u vlerësua lartë bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet FMN dhe KOSTT dhe mbështetja e ofruar ndaj KOSTT deri më sot.

KOSTT ritheksoj se mbetet i përkushtuar të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë partnerët vendor dhe ndërkombëtar drejtë arritjes së objektivave të tij në funksion të përmbushjes së mandatit ligjor dhe misionit të ndërmarrjes.