Punime të planifikuara në Nënstacionet NS Prishtina 7 dhe NS Klinë
KOSTT sh.a njofton qytetarët që, për të mundësuar krijimin e kushteve të sigurisë në punë, për ndërrimin e shkarkuesve të mbitensionit në Neutër të transmformatorëve energjetik në NS Prishtina 7 dhe NS Klinë, me datë 27 Gusht 2023 (e Diel), do të realizohen punimet si në vijim:
-nga ora 08:30 deri në orën 09:30 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 110/20kV në Nënstacionin Prishtina 7, ku gjatë kësaj kohe qytetarët që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (reduktimi i parashikuar 10MW)
-nga ora 11:00 deri në orën 12:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/10kV në Nënstacionin Klinë, ku gjatë kësaj kohe qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 12MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.