Ambasadori Finlandës Sh.T.Z Nissinen vizitoi Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Evetar Zeqiri me bashkëpunëtor pritën sot në vizitë Ambasadorin e Finlandës në Kosovë Sh.T.Z. Matti Nissinen, i shoqëruar nga znj. Jehona Ademi Sejdiu, Këshilltare e lartë, ku u njoftuan më për së afërmi me punën e ndërmarrjes, zhvillimet e fundit dhe sfidat në KOSTT dhe në sektor të energjisë.
Në kuadër të takimit, z. Zeqiri prezantoi pasqyrën përgjithshme të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, kapacitetet e Rrjet të Transmetimit dhe mundësitë për kyçjen e kapaciteteve të reja gjeneruese duke përfshirë burimet e ripërtëritshme të energjisë elektrike si dhe rolin dhe rëndësinë e Sistemit të Transmetimit të Kosovës në rrjetin e ndërlidhur rajonal dhe atë evropian të energjisë elektrike. Z. Zeqiri gjithashtu falënderoi shtetin Finlandez përkatësisht Operatorin e Transmisionit të Energjisë Elektrike-Fingrid për rolin konstruktiv dhe mbështetjen e dhënë me nënshkrimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes me ENTSO-E dhe fillimin e operimit të pavarur brenda Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale. Po ashtu potencoi edhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për KOSTT si një anëtar ri i ardhshëm kësaj organizate.
Ambasadori Nissinen vlerësoi angazhimet dhe punën që po bëhet në KOSTT, me ç‘rast si një nga shtetet liderë me përqindjen më të lartë të energjisë së ripërtëritshme në Evropë, shprehi gatishmërinë e shtetit Finlandez për të ofruar përkrahje me ekspertizën e tyre në integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë si dhe në fushat tjera siç janë ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe barazia gjinore. Ambasdori Nissinen, theksoi interesimin e shtuar të kompanive Finlandeze të energjisë për investime në regjion e në veçanti në Kosovë. Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv ftoj ambasadorin të promovojë Kosovën si mundësi investimi në energji dhe i ofroi gatishmëri institucionale për investitorët e huaj në fushën e energjisë.
Takimi u përmbyll me zotime nga të dyja palët për vazhdim dhe intensifikim të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në të ardhshmen.