KOSTT nënshkruan Letër Bashkëpunimi me Iniciativën për Vetë-Fuqizimi dhe Barazia për Ndryshim (SEE Change) të Universitetit Johns Hopkins
Në kuadër të programit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID Engendering Industries (EI) të zbatuar nga Tetra Tech, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri gjatë javës së kaluar ka nënshkruar Letër Bashkëpunimi me Iniciativën për Vetë-Fuqizimi dhe Barazi për Ndryshim (SEE Change) të Universitetit Johns Hopkins e përfaqësuar nga Dr. Anita Shankar, program ky i cili ka për qëllim të udhëzojë partneritetin dhe bashkëpunimin mes palëve në lidhje me zbatimin e Programit të Trajnimit për Fuqizimin e Punonjësve (EETP).
Me këtë rast z. Zeqiri u shpreh ‘’Me nënshkrimin e kësaj Letre të Bashkëpunimit ne shënuam edhe një hap të rëndësishëm drejtë angazhimit tonë për barazinë gjinore dhe fuqizimin brenda kompanisë sonë. Ky bashkëpunim është edhe një shembull i përkushtimit tonë për të nxitur gjithë përfshirje në vendin e punës dhe një ashtu përputhet në mënyrë të përkryer me vlerat dhe objektivat e kompanisë sonë’’.
Engendering Industries dhe Iniciativa SEE Change, synon fuqizimin e grave dhe burrave në nivel global përmes trajnimeve të bazuara në dëshmi dhe i fokusuar në mbështetjen e grave në sektorët e dominuar nga burrat, duke i ndihmuar ato të zhvillojnë potencialin e tyre udhëheqës dhe në arritjen qëllimeve të tyre personale dhe profesionale. Trajnimi për Vetë-Fuqizimi dhe Barazi për Ndryshim për punonjësit e KOSTT u realizua me sukses, ku përmes një programi tejet intensiv disa ditor, punonjësit e KOSTT të cilët kanë kaluar nëpër Trajnimin për Trajner do të certifikohen si trajnerë për të përdorur metodologjinë SEE Change dhe për të rritur fuqizimin e punonjësve më gjerësisht në KOSTT.
Rrugëtimi ynë drejt barazisë gjinore është i vazhdueshëm dhe ky bashkëpunim është një moment tjetër i rëndësishëm për KOSTT, ku që nga viti 2018 përmes programit të USAID ‘’Engendering Industries’’, i implementuar nga Tetra Tech, kemi arritur të sjellim ndryshime të dukshme në kompaninë tonë përmes zbatimit të praktikave më të mira të barazisë gjinore.