Remont i planifikuar në NS 110/35/10 kV Lipjan


9/29/2023

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, për të mundësuar realizimin e remontit të rregullt të transformatorit TR1 në NS 110/35/10 kV Lipjan, me datë 02 Tetor 2023, nga ora 12:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 në nënstacionin në fjalë. 

Qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR1 110/35kV në NS Lipjan do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (reduktimi i parashikuar 5 MW), ndërsa pjesa tjetër do të furnizohet nga transformatori TR3 110/35/10 kV .

Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të mirëmbajtjes së aseteve të transmisionit dhe do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.