Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri inspektoi punimet që po realizohen në NS Ferizaj 3 si dhe NS Fushë Kosovë


10/13/2023

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri me bashkëpunëtor, inspektoi punimet që po realizohen në finalizimin e projektit për Ndërtimin e Nënstacionit 110/35/10(20)kV Ferizaj 3 si dhe punimet në vazhdim në Nënstacionin 110/35/10(20)kV në Fushë Kosovë

Investimet e planifikuara të KOSTT për këto projekte janë:

-në vlerë prej 6 milion EUR në Nënstacionin Ferizaj 3 me infrastrukturën përcjellëse dhe

-në vlerë prej 6.7 milion EUR në Nënstacionin Fushë Kosovë me infrastrkuturën përcjellëse

Këto projekte parashihet të përfundojnë gjatë vitit 2024

Me investimet e realizuara në këto nënstacione sipas teknologjisë së fundit GIS, ne do po vazhdojmë të mundësojmë kushte për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik në këto komuna si dhe rrisim sigurinë e furnizimit të energjisë elektrike nga aspekti i transmetimit.