Në përmbyllje të Tetorit Rozë, punonjëset e KOSTT patën mundësi të ndjekin ligjëratë rreth informimit për sëmundjen e kancerit të gjirit
Në përmbyllje të Tetorit Rozë- muajit për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit dhe për të ngritur njohuritë e punonjëseve të kompanisë, patëm mundësinë të ndjekim ligjëratë nga Prof. Dr. Shqiptar Demaçi- Kirurg Torakal dhe i Gjirit, me qellim informimin e grave rreth sëmundjes së kancerit të gjirit, simptomat dhe identifikimin në faza të hershme, të cilat njëkohësisht patën mundësi të diskutojnë dhe të bëjnë pyetje rreth temës.
Si iniciativë për të nxitur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe për të ofruar mundësinë e kontrollit të shëndetit, gjatë këtij muajit- Tetorit Rozë Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT z. Evetar Zeqiri, mundësoi punonjëseve të KOSTT shfrytëzimin e një ditë të lirë në mënyrë që të kujdesen për shëndetin e tyre përmes kontrolleve të nevojshme.
Kujdes të vaçantë KOSTT i ka kushtuar çdoherë shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve të saj, ku që nga viti 2010 ka implementuar sistemin e sigurimit shëndetësor dhe kontrollet sistematike të shëndetit, të cilat dëshirojmë të besojmë që kanë ndikuar në identifikimin dhe parandalimin e hershëm të sëmundjeve të ndryshme.