Kuvendi i Republikës së Kosovës ratifikoi Marrëveshjen për Kredi në mes të Republikës së Kosovës dhe KfW


11/23/2023

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 83 vota për, votoi projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt AmMain (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë Faza VII– Përmirësimi i rrjetit të transmetimit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Kredi me #KfW e realizuar muaj më parë, do të mundësoj vazhdimin e traditës së bashkëpunimit të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike- #KOSTT me KfW, duke pasur parasysh që investimet e realizuara në sistemin transmetues do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve të cilat i realizon KOSTT dhe që janë qenësore për funksionimin e tërësishëm të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, sigurinë e furnizimit me energji elektrike si dhe tranzicionin e sektorit në përgjithësi.

Kjo Marrëveshje parasheh një mori projektesh në sistemin transmetues në rajonet si Dragashi, Prizreni, Klina, Istogu si dhe në rajone të tjera, përmes ndërtimit dhe rehabilitimit të nënstacioneve; ndërtimit dhe rehabilitimit të linjave; dhe zëvendësimin e transformatorëve në regjione të ndryshme të Kosovës.

KOSTT përshëndetë Ratifikimin e kësaj Marrëveshje e cila hapë rrugë për investime të rëndësishme të cilat sigurojnë burime të qëndrueshme dhe efikase të energjisë elektrike si dhe mbështet zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të këtyre rajoneve dhe Republikës së Kosovës.