Gjatë raportimit të Bordit të Drejtoreve dhe Menaxhmentit të lartë të KOSTT, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u shqyrtua Raporti Vjetor i KOSTT për vitin 2022


11/15/2023

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Jeton Mehmeti së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv z. Evetar Zeqiri prezantuan Raportin Vjetor dhe arritjet kryesore për vitin 2022. Gjatë raportimit u theksua që përkundër sfidave unike që është përballur KOSTT viteve të fundit, si mungesa e një zgjidhje të qëndrueshme financiare për mbulimin e humbjeve në katër komunat veriore, mirëmbajtja e marrëveshjes së kyçjes me ENTSO-E, gjithashtu u përmenden një sërë arritjesh pozitive gjatë vitit 2022, përfshirë përmbylljen e vitit me bilanc pozitiv financiar dhe , opinion të pa kualifikuar nga auditori i jashtëm për pasqyrat financiare të vitit 2022.

Ndër arritjet kryesore për vitin 2022, u veçuan:

??Vazhdimi i marrëveshjes së kyçjes ndërmjet KOSTT dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E);

??Nënshkrimi i tri Marrëveshjeve me Elektrosever si kompani e licensuar dhe regjistruar sipas ligjeve të Kosovës për të operuar në pjesën veriore, duke përmbushur kërkesat që dalin nga udhërrëfyesi i energjisë duke krijuar parakushtet për operim normal të saj.

??Nënshkrimi Marrëveshjes për Transferim të të drejtave dhe obligimeve për organizimin e tregut një ditë para dhe tregut ndër-ditor ndërmjet KOSTT dhe ALPEX (Dega në Kosovë).

??Nënshkrimi i marrëveshjes për kredi me KfW (Kreditanstalt für Wiederaufbau) në vlerë prej 25.5Mil Euro. Gjatë vitit 2023, pritet të fillohet me shërbimet konsulente ku fillon përgatitja e specifikimit teknik për projektet e planifikuara sipas planit investiv.

??Dhe mbi të gjitha, KOSTT ka pasur një performancë shumë të mirë teknike në kuadër të normave të përcaktuara, e cila është paraprirë nga mirëmbajtja e duhur preventive duke realizuar mbi 95% të planeve për mirëmbajtje të linjave dhe nënstacioneve.

Në fund Bordi i Drejtorëve siguroi Komisionin që KOSTT do të vazhdojë me përkushtim të plotë dhe me tërë kapacitetin, angazhimet tona në ngritjen e sigurisë së furnizimit, avansimin dhe modernizimin e mëtutjeshëm të sistemit të transmetimit.