Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Evetar Zeqiri në shoqëri të Kryetarit të Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi vizituan Nënstacionin në Komunën e Podujevës
Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT z.Evetar Zeqiri ka realizuar një vizitë në Nënstacionin e Podujevës dhe gjatë kësaj vizite po ashtu është pritur në një takim të hapur dhe miqësor nga Kryetari i kësaj Komune z.Shpejtim Bulliqi.
Gjatë takimit z.Zeqiri dhe z.Bulliqi kanë biseduar për sfidat dhe mundësitë në fushën e energjisë si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për të përmirësuar infrastrukturën energjetike në Komunën e Podujevës.
z.Zeqiri falenderoj Kryetarin e Komunës z.Bulliqi dhe u zotua se KOSTT është I vendosur në avancimin e sektorit të energjisë në këtë zonë dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme duke garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike.