Punime të planifikuara në Nënstacionin Kosova A
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 20 Dhjetor 2023 (E Mërkurë), nga ora 11:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T34 110/35/6 kV në Nënstacionin Kosova A, për të mundësuar intervenimin e nevojshëm në ndarësin Q1 të fushës 110kV të transformatorit në fjalë.
Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik T34 (dalja 35kV Fushë Kosova) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Reduktimi i parashikuar 6MW)
Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të mirëmbajtjes së aseteve të transmisionit dhe do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.