Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT prezantoi vizionin për Sigurinë Energjetike dhe Bashkimin e Tregjeve të Energjisë në ngjarjen e Odës Ekonomike Amerikane


12/14/2023

Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT z. Evetar Zeqiri, mori pjesë në cilësinë e folësit në panelin e diskutimeve me temën “Siguria Energjetike - Rëndësia e Bashkimit të Tregut të Energjisë Elektrike mes vendeve të rajonit të Evropës Juglindore” organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në këtë ngjarje u trajtua tema e sigurisë energjetike, rëndësia e bashkimit të tregjeve, dhe shpalosën planet investive kyçe me komunitetin e biznesit rreth zhvillimeve dhe sfidave në sektorin e energjisë, si dhe hapjen e tregut të energjisë elektrike në Kosovë, e cila pritet të realizohet përmes Bashkimiz të Tregut me Shqipërinë dhe lansimit të Bursës Shqiptare të Energjisë #ALPEX zona ofertuese në Kosovë.

Duke shprehur falënderim për Oden Ekonomike Amerikane për këtë organizim, z. Zeqiri theksoi që ‘’Sot është kënaqësi të jem në këtë panel, sepse para 3 vite, me 14 Dhjetor 2020, Kosova nisi një periudhë të re elektroenergjetike duke vepruar si zonë e pavarur rregulluese në kuadër të Bllokut Rregullues Shqipëri– Kosovë. Kjo ishte një arritje tejet e rëndësishme për sigurinë energjetike, e cila jo vetëm që ofroi më shumë dy shtetet shqiptare, por edhe avancoi tutje bashkëpunimin tonë drejt një modeli të tregut të përbashkët energjetik të synuar”.

Në fund u theksua nga z. Zeqiri që, rrjetet transmetuese duhet të jenë mundësuese, e jo fyte të ngushta drejt tranzicionit të pastër energjetik. Për të arritur këtë, nevojitet që rrjetet të zgjerohen tutje, dhe të përshtaten nevojave për dekarbonizim të sistemit elektroenergjetik. Ato duhet të jenë gjithnjë më të ndërlidhura mes vendeve, më të digjitalizuara dhe rezistente ndaj rreziqeve kibernetike.