NJOFTIM PËR DEBAT PUBLIK


12/21/2023

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “KOSTT” sh.a. Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Malishevës organizojnë: 
DEBAT PUBLIK për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Ndërtimin e Nënstacionit NS 220/35/10 (20) kV Malisheva me linjën transmetuese 220 kV.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 07.02.2024 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës – Kati II në Malishevë, do të organizohet debat publik nga Kompania “KOSTT” sh.a. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Malishevës.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM, në linkun e mëposhtëm. 
https://us05web.zoom.us/j/8299721574...
Fjalëkalimi: Pjxm7M
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë KOSTT” sh.a. Prishtinë. 
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin në fjalë, në emailin: vnm.komente@rks-gov.net 
Pjesëmarrja e juaj është e mirëseardhur!