FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË REZERVËS AUTOMATIKE PËR RESTAURIMIN E FREKUENCËS (aFRR)
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT SH.A.
Adresa: Rruga: Isa Boletini Nr. 39, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Personi kontaktues: Shyqeri Morina
E-mail Adresa: shyqeri.morina @kostt.com
FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT
PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË REZERVËS AUTOMATIKE PËR RESTAURIMIN E FREKUENCËS (aFRR)
Operatori i Sistemit të Transmisionit të Kosovës - KOSTT Sh.A. është përgjegjës për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të transmisionit dhe për balancimin e sistemit të energjisë elektrike. Sipas nenit 16 paragrafi 1.19 dhe 1.21 të Ligjit për energjinë elektrike, një nga detyrimet kryesore të TSO-së është të balancojë sistemin e energjisë elektrike në përputhje me Kodin e Rrjetit të Transmisionit dhe Rregullat e Tregut dhe të kryejë rregullimin e frekuencë-fuqi.
KOSTT aktualisht është në proces të vlerësimit të tregut të disponueshmërisë së Rezervës automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR) për të planifikuar zhvillimin e ardhshëm të sistemit elektroenergjetik me qëllim të përmbushjes së objektivave të Strategjisë së Energjisë 2023 -2031, në lidhje me dekarbonizimin, integrimin e burimeve të ripërtrishme të energjisë dhe tranzicionin e energjisë, të cilat do të ndikojnë në rritjen e nevojës për rezerva në përgjithësi dhe veçanërisht për aFRR.
Strategjia e Energjisë e Kosovës synon që deri më 2031, 35% e konsumit të energjisë së vendit të vijë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Planet e tanishme të Qeverisë së Kosovës janë për instalimin e kapaciteteve të reja përafërsisht 1,320 MW, ku 600 MW të vijnë nga era, 600 MW nga panelet solare dhe 20 MW nga biomasa si dhe 100 MW energji nga vet-konsumatorët.
Rritja e pritshme e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme kryesisht nga era dhe dielli, do ta rrisë variabilitetin dhe ndërprerjen e prodhimit që ndikon në rrjetin elektrik. Kjo ndërprerje që ndikon në besueshmërinë e rrjetit elektrik do të duhet të menaxhohet përmes shtimit të kapaciteteve rezervë në sistemin e energjisë elektrike. Sistemi elektroenergjetik i Kosovës, sipas gjendjes aktuale, nuk ka burime fleksibile që mund të ofrojnë aFRR, që do të thotë se KOSTT-i nuk është në gjendje të siguroj këtë shërbim brenda zonës së vetë të rregullimit. Termocentralet ekzistuese nuk mund ta ofrojnë këtë shërbim për shkak të llojit të teknologjisë e cila konsiderohet jofleksibile dhe joefikase për sigurimin e aFRR.
Në përputhje me Procedurën e Tregtimit të Energjisë Elektrike – Seksioni për Thirrjet për Shprehje të Interesit e përditësuar për qëllime të vlerësimit të tregut, KOSTT fton palët e interesuara që janë të kyçura në sistemin e transmisionit, në kuadër të Zonës LFC të KOSTT sh.a. (KOSTT) dhe Zonës LFC të OST sh.a. (OST), si dhe që i plotësojnë kushtet dhe janë kualifikuara për ofrimin e shërbimit Rezervë Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR) që ta shprehin interesimin e tyre për ofrimin e shërbimeve aFRR për nevojat e sistemit energjetik të Kosovës për periudhën 2025 -2030.
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes së procedurës për shprehje interesi (SHI).
Pjesëmarrësve në SHI u kërkohet ta dorëzojnë shprehjen e tyre të interesit për:
1: Ofrimin e shërbimit të Rezervës Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR) për rregullimin “ngritje” me kapacitet 45 MW dhe për rregullimin “zbritje” me kapacitet 45 MW.
Palët e interesuara duhet t’i kërkojnë personit kontaktues këto dokumente për SHI:
- KOSTT – Kushtet e Përgjithshme për Shprehjen e Interesit për Rezervë Automatike për Restaurimin e Frekuencës;
- KOSTT – Formën për Dorëzimin e Shprehjes së Interesit (SHI) për ofrimin e shërbimit Rezerva Automatike për Restaurimin e Frekuencës;
Shprehja e Interesit duhet të dorëzohet në zarfin ku shënohet:
“Shprehja e Interesit për Rezervën Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR) - KOSTT- (Shënohet “Shprehja e Interesit u dorëzua)”, emri dhe adresa e palës që dorëzon SHI – Zarfi Nr. 1.
Në zarfin nr. 1 ndarazi duhet të vendosen këto zarfe:
- Zarfi me Kushtet Teknike dhe Administrative që përmban dokumentet e kërkuara të shënuara si “Shprehje e Interesit për Rezervën Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR )-KOSTT- Kushtet teknike dhe administrative”, emri dhe adresa e palës që dorëzon SHI-në;
- Zarfet ndaras me informata financiare për SHI me çmimet përkatëse për rregullimin “ngritje” dhe “zbritje”, shënuar si “Shprehje e Interesit për Rezervën Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR)-KOSTT- Informata Financiare (Shënohet zëri përkatës për të cilin janë dorëzuar informatat financiare) - Informata Financiare”, emri dhe adresa e subjektit që dorëzon SHI sipas “Formës për Dorëzimin e SHI për ofrimin e shërbimit Rezerva Automatike për Restaurimin e Frekuencës”.
Ofertat e palëve që nuk arrin t’i përmbushë kushtet në përputhje me Kushtet e Përgjithshme për Shprehjen e Interesit për ofrimin e shërbimeve Rezerva Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR) nuk merret parasysh për qëllim të vlerësimit të tregut.
HEQJA DORË: Të gjitha palët e njohin dhe e pranojnë se kërkesa për Shprehje të Interesit është thirrje jodetyruese për Pjesëmarrësit dhe KOSTT-in. Kjo thirrje për SHI nga KOSTT-i dhe dorëzimi përkatës i Shprehjes së Interesit nga Pjesëmarrësit në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet si obligim për dhënie të ndonjë kontrate dhe nuk përbën asnjë obligim apo detyrim për asnjërën palë.
Të gjitha palët njohin dhe pranojnë se asnjë shpenzim i krijuar në lidhje me këtë Thirrje për Shprehje Interesi ose dorëzimet përkatëse dhe/ose Shprehjen e Interesit nuk do të rimbursohen. Të gjitha palët, në mënyrë të parevokueshme, heqin dorë nga të gjitha të drejtat për çdo pretendim për çfarëdolloj pretendimi dhe të gjitha kostot e shkaktuara në lidhje me përgatitjen dhe paraqitjen e SHI.
- Tabela e orarit, datat kryesore për këtë Shprehje Interesi janë paraqitur në këtë tabelë:
Afati i fundit për kërkesën për dokumente për Shprehje të Interesit për Rezervën Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR) (vetëm përmes e-mailit), përfshijnë: 1. a. Kushtet e Përgjithshme për Shprehjen e Interesit për Rezervat Automatike për Restaurimin e Frekuencës dhe b. Forma për dorëzimin e informatave financiare për rezervën automatike për restaurimin e frekuencës. | 7 ditë nga data e publikimit |
Afati i fundit për paraqitjen e shprehjes së interesit për Rezervën Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR), përfshijnë: 1. Kushtet teknike dhe administrative dhe 2. Informatat financiare | 15 ditë nga dita e publikimit |
Periudha kohore për ofrimin e synuar të shërbimeve | 2025-2030 |
Shprehja e interesit duhet të dorëzohet me shkrim në KOSTT me postë ose të dorëzohet e shtypur në letër në Zyrën Qendrore të KOSTT-it në: Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT SH.A., rr. Isa Boletini, nr. 39. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, para afatit të fundit për dorëzimin e SHI.
Për informata tjera dhe pyetje sqaruese, palët mund të kontaktojnë me e-mail: shyqeri.morina @kostt.com, cc: alban.fetahu@kostt.com. Nuk lejohet e as nuk pranohet komunikimi me telefon mes palëve dhe zyrtarëve të KOSTT-it rreth "Rezervës Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR ) SHI-të - KOSTT".
Shënim: Të gjitha informatat dhe dokumentacioni i përpiluar nga KOSTT-i dhe i pranuar nga palët përkatëse në këtë thirrje për Shprehje Interesi janë pronë intelektuale e KOSTT SH.A.