Shkaktohet defekt në transformatorin energjetik TR2 në Nënstacionin Ferizaj 1


1/26/2024

Njoftohen qytetarët të cilët furnizohen nga Transformatorët energjetik TR1 dhe TR2 në Nënstacionin Ferizaj 1, që sot nga ora 11:15, për shkak të një defekti të paraqitur në përçuesin fazor në  tranformatorin energjetik TR 2 ana 35kV, me çrast ka reaguar mbrojtja e lidhjes së shkurtë me tokën, kanë rënë nga puna transformatorët energjetik TR 1 dhe TR 2 në nënstacionin në fjalë.

Ekipet relevante të KOSTT janë në teren për të bërë vlerësimin e situatës, në mënyrë që të mund të rikyçen transformatorët energjetik dhe rikthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike i qytetarëve që furnizohen nga Nënstacioni Ferizaj 1.

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar deri në stabilizim të situatës