Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Petrit Malaj vizitoi KOSTT
Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT, z.Evetar Zeqiri, dhe Kryesuesi i Bordit z.Jeton Mehmeti takuan Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Petrit Malaj
Gjatë këtij takimi, Ambasadori z. Malaj u njoftua më për së afërmi me bashkëpunimin energjetik ndërmjet dy vendeve, sukseset e arritura dhe hapat e mëtutjeshëm drejt konkretizimit të marrëveshjeve të nënshkruara dhe zbatimit të iniciativave të përbashkëta me Operatorin e Sistemit të Transmetimit Shqiptar #OST dhe angazhimin e parreshtur të KOSTT për funksionalizimin e Bursës Shqiptare të Energjisë #ALPEX Dega në Kosovë dhe bashkimit të tregjeve të energjisë.
Me këtë rast, z. Zeqiri, shprehu falënderimet e tij ndaj Ambasadorit Malaj për mbështetjen e pakursyer dhe gatishmërinë e përhershme të institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe kompanisë homologe Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të bllokut rregullues, Kosovë-Shqipëri, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëveprim në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë.
Avansimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit është në interes të të dy vendeve, duke marrë në konsideratë komplementaritetin e dy sistemeve energjetike, diversifikimin e burimeve të energjisë dhe avancimit të projekteve që do të sjellin përfitime të prekshme për të dy vendet në sektorin e energjisë.