Punime të domosdoshme në largpërçuesin 400kV që lidhë NS Kosova B me NS Ferizaj 2
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar punimet për riparimin e fibrit oprik OPGW në largpërçuesin LP 400kV që lidhë Nënstacionin Kosova B me Nënstacionin Ferizaj 2, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të shkyqet largpërguesi LP 420/1
Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve në rrethinë të Lipjanit që furnizohen nga kjo linjë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 2-3 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.