Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin 110/35/10kV Prizren 1
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me datë 22 Shkurt 2024 (E Enjte), nga ora 10:00 deri në 14:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 110/35kV (31.5 MVA) në Nënstacionin 110/35/10kV Prizren 1, për të sanuar rrjedhjen e vajit në transformatorin energjetik TR1.
Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10kV Prizren 1, ana 35kv, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 3-4 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.