Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin 110/35/10kV Viti


2/9/2024

Njoftohen qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 110/35/10kV Viti, që me datë 12 Shkurt 2024 nga ora 10:00 deri në 13:00, me qellim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të intervenuar në eliminimin e pikes së nxehtë në izolator, do të behet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/35kV (31.5 MVA) në nënstacionin në fjalë.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga nënstacioni 110/35/10 kV Viti do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i prashikuar 3MW)

Ky intervenim realizohet me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.