Punime në stabilimentet e tensionit të lartë 110kV-NS Sharr
Me qellim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 28 Janar 2024 nga ora 09:00 deri në ora 17:00, do të bëhet shkyçja e linjave 110 kV LP 118/3 (L106) që lidh NS Ferizaj 2 me NS Sharr dhe LP 1803 (L142) që lidh NS Sharr me NS Viti, linja këto që lidhen me Nënstacionin Sharr 110/6 kV. Shkyçja e kërkuar do të realizohet për të punimeve që do të bëhen nga ana e Sharrcemit për ndërrimin e ndarësave dhe mirëmbajtje të stabilimenteve të tensionit të lartë 110 kV.
Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/6kV Sharri, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 4 MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.