Situata aktuale në NS Prishtina 3


4/3/2024

Si pasojë e avarisë të shkaktuar në nënstacionin Prishtina 3, qytetarët në Prishtinë që furnizohen nga ky nënstacion, në pamundësi të sanimit të gjendjes sot, mbeten pa furnizim me energji elektrike deri në sanimin e situatës e cila mund të zgjasë deri nesër.

Ekipet e KOSTT dhe KEDS janë duke punuar pa nderprerë në sanimin e avarisë në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji elektrike sa më shpejtë që është e mundur.

KOSTT edhe një herë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të afektuar deri në stabilizim të situatës.